Deputeti i PD-se i shkon Ramës tek karrigia, biseda “kokë më kokë” me kryeministrin: Çfarë i dorëzoi?

Politikë

Deputeti i PD-se i shkon Ramës tek karrigia, biseda “kokë

Një situatë që nuk e shikojmë shpesh u shënua në Kuvend gjatë seancës së sotme.

Sapo kryeministri Edi Rama ka mbyllur përgjigjen e tij të gjatë kundrejt opozitës për Portin e Durrësit, deputeti Dashnor Sula, i ka shkuar Ramës pranë duke i dorëzuar disa dokumente për këtë port.

Opozita akuzon qeverinë se po i falet toka dhe taksat investitorit, ndërsa shtojnë hije dyshimi për kompaninë që sipas tyre është “offshore”.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Deputeti i PD-se i shkon Ramës tek karrigia, biseda “kokë

Sula më herë në dorë mbante disa pamje të ministrave në një darkë tek “Nusret”, ndërsa nuk dihet se çfarë dokumentesh të tjera i dorëzoi.

Deputeti i PD-se i shkon Ramës tek karrigia, biseda “kokë

Menjëherë u afrua Garda, por Rama zgjodhi që t’i largojë dhe të debatojë me të. Pas diskutimit i dhanë dorën njëri-tjetrit.

ME TE LEXUARAT