Deputeti i PD kritika “Rithemelimit”: Zoti u’a drejtoftë mendjen

Politikë

Deputeti i PD kritika “Rithemelimit”: Zoti u’a drejtoftë

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka hedhur akuza ndaj “Rithemelimit” dhe Partisë së Lirisë, duke thënë se të votosh kundër projekteve të qeverisë gjermane, është sit ë votosh kundër BE-së.

Komentet Çollaku i bëri përmes një reagimi në Facebook, ku tha se të dalësh kundër BE-së, është shërbimi më i madh që një opozitë mund t’i bëjë qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Ai shtoi se këtë gjë mund ta bëjë vetëm një opozitë e izoluar dhe në konflikt me partnerët ndërkombëtarë,

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Reagimi i Çollakut:

Te votosh kunder e te bllokosh grantet (ndihmat) dhe projektet e qeverise Gjermane, eshte te votosh kunder bashkepunimit me Gjermanine dhe me BE.

Nuk ka asgje opozitare ketu, te pakten per nje Opozite demokratike properendimore.
Per Opozitat me frymezime leniniste qe po lindin mbase,por per PD kjo muk do te ndodhe kurre.

Te votosh si Opozite kunder bashkepunimit me aleatet strategjike eshte sherbimi me i madh qe mund ti behet Edi Rames,pasi nje Opozite e izoluar e ne konflikt me partneret nderkombetare eshte nje Opozite e dobet.

Nese per te fituar ndonje bilete ne rreshtin e 2 apo 3 te Rithemelimi apo te LSI (se rreshtat e para jane zene) u duhet te hapin lufte dhe Gjermanise sikunder SHBA dhe Britanise..,Zoti ua drejtofte mendjen dhe rrugen ,pasi ketu ndahemi pa asnje keqardhje me kedo.

 

ME TE LEXUARAT