Deputeti i opozitës parlamentare i bashkohet socialistëve, “ngre në qiell” PS gjatë fjalimit

Politikë

Deputeti i opozitës parlamentare i bashkohet socialistëve, “ngre

Deputeti Nimet Musai është një tjetër deputet i opozitës parlamentare që i bashkohet maxhorancës kur kanë mbetur dy muaj nga zgjedhjet e 25 Prillit. Lajmin e bëri me dije vetë ai gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit. Musai tha se ka zgjedhur të jetë në anën e reformatorëve që janë shumë më shumë se thjesht socialistët duke i ngritur ata në piedistal në aspektin e vlerësimit politik.

“Situata jonë është delikate. Gjuha e parafushatës është e ashpër. Duhen tone pozitive. 25 Prilli duhet të jetë dita e fesyës kombëtare. Nuk ka vend për heshta, por për heshtje. 25 Prilli është e ardhmja dhe jo mesjeta. 25 Prilli duhet të na ndajë nga mesjetarizmi politik. Dua t’i jap përgjigje interesit të disa gazetarëve. Unë zgjedhjen time e ka bërë.

Do të jem në anën e reformatorëve të drejtësisë. Në anën e menaxhueseve të situatave vështira si tërmeti dhe pandemia. Zgjedhjet e ardhshme nuk janë mes socialistëve dhe demokratëve, por mes reformatorëve dhe shpërdoruesve dhe do jem në anën e të parëve që janë më shumë se thjesht socialistët që e tejkalojnë objektivin e thjeshtë. Ngjitën në majat më të larta integrimin e Shqipërisë”, tha Musai.

Kush është Nimet Musai

Nimet Musai hyri në Kuvendin e Shqipërisë nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim pasi opozita vendosi të djegë mandatet. Ai zuri vendin e Erisa Xhixhos duke përfaqësuar në Kuvend zgjedhësit në qarkun e Fierit.

“Aleanca” opozitë parlamentare-maxhorancë

Maxhoranca ka zgjedhur të hyjë e vetme në zgjedhjet e 25 Prillit duke mos bërë aleancë me asnjë flamur tjetër partiak. Megjithatë një javë më parë kreu i qeverisë Edi Rama i hapi derën deputetëve nga partitë e tjera që kanë aktualisht një mandat deputeti. Mes emrave që i janë bashkuar socialistëve janë Reme Lala, Ylli Shehu, Edmond Rrushi dhe Ediola Brahaj.

ME TE LEXUARAT