Delegatja e PD-së përballet me Agron Shehaj: Më kanë falsifikuar firmën!

Politikë

Delegatja e PD-së përballet me Agron Shehaj: Më kanë

Delegatja e Partisë Demokratike, Freskida Rapo ka denoncuar se firma e saj është falsifikuar, pasi siç shprehet, ajo nuk ka firmosur në Foltoren e Sali Berishës për të mbledhur Kuvendin Kombëtar.

Ajo është përballur në emisionin “Open” me deputetin e PD-së, Agron Shehaj, i cili pasi verifikoi firmat e degëve 5 dhe 7, ku ka qenë edhe drejtues gjatë fushatës elektorale, konsistoi se zonja Rapo nuk kishte firmosur. Ndërsa të dhënat e delegates ishin mes 4200 formularëve që tashmë ndodhen në zyrën e Edi Palokës, në selinë blu, por që nuk dihet si i janë marrë të dhënat.

Delegatja e PD-së përballet me Agron Shehaj: Më kanë

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Delegatja fajëson deputetin Shehaj, duke i thënë se përse nuk e ka denoncuar shkeljen e bërë nga ana e anëtarëve të foltores.

“Zoti Shehaj më mori mbrëmë dhe më pyeti që më rezulton se keni firmosur dhe i thash jo, i thashë firmën time kush e ka falsifikuar?! Zoti Agron duhet ta kishte denoncuar, nëse duhet të ishte e ndershme ai formular duhet të kishte dalë, të ishte bërë publik”, tha ajo.

Sipas rrëfimit në emision, Shehaj ka marrë mbi 100 delegatë në telefon dhe i ka pyetur nëse kanë firmosur për të dalë në një përfundim nëse firmat janë të vërteta apo jo.


Sipas tij, 98% e personave që ka shkëmbyer telefonatë kanë firmosur me vullnet të plotë, ndërsa 2% jo dhe zonja Rapo është pjesë e atij dy përqindëshit.

Ndërsa si reagim ndaj delegates, deputeti Shehaj tha: Po pse çdo lloj lloj budallallëku do marrim dhe do e sjellim këtu ne? Po jo pra se nuk bëhet kjo gjë, nuk sillet çdo budallallëk. Ajo ka ndërruar mendje ndoshta dhe thotë kështu. Unë bëra atë që mund të bënte çdokush tjetër. E dini ju që unë vetë nuk kam firmosur? Nuk kam firmosur por shkova dhe bëra verifikimet që mund t’i kishte bërë dhe dikush tjetër. Nuk ka ndonjë gjë të madhe që të shkosh dhe të marrësh 100 persona në telefon. 100, 120 se thoni pastaj, jo se tha 100 fiks pastaj 120. Unë i mora dhe 98% e tyre u konfirmuan. Numrin e zonjës në fjalë nuk e kisha për shembull.

Pjesë nga debati

Babaramo: Zoti Shehaj ju ka marrë para apo pas se të dilte para kamerave?

Rapo: Unë kam qenë në punë nuk e di, nga ora 4 e gjysmë pasdite. Po bëhemi qesharakë se unë kam telefonin, kam regjistrimin

Andi Bushati: Sot kemi rastin e parë që njëra palë thotë është firmëtare

Rapo: Më ka marrë dikush dhe i kam thënë që nuk firmos, jam në një periudhë pauze, reflektimi. Dje në orën 4 e gjysmë. Unë nuk kam ditur asgjë, unë kam qenë kryetare seksioni.

Shehaj: Shko në prokurori Freskida

Rapo: Keni qenë një ndër të parët që kritikoje për shkeljet që kryheshin në PD.

 

ME TE LEXUARAT