"Degradim i pushtetit të korruptuar", tritoli në banesën e Dukës, reagon Basha
Lajmifundit
/
24 Janar 2022, 22:57
Politikë
Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar pas shpërthimit me tritol në banesën e Armand Dukës në Durrës. Basha shprehet se kjo ngjarje tregon degradimin e pushtetit të korruptuar.
“Zhvillimet rreth FSHF-së, tregojnë edhe njëherë degradimin e një pushteti të korruptuar që qëllim të vetëm ka zaptimin me çdo mjet, të çdo institucioni.
Strategjia e tensionit e shpalosur ditën e sotme, që kulmoi me eksplozivin e vendosur këtë mbrëmje në banesën e familjes Duka”, shkruan Basha.