Dëbimi i tenistit serb nga Australia, Braçe: VIP-llëku është mbi ligjin e rregullave

Politikë

Dëbimi i tenistit serb nga Australia, Braçe: VIP-llëku

Deputeti socialit Erion Braçe nuk e ka lënë pa komentuar lajmin e dëbimit nga Australia të tenisit të njohur botëror, Novak Djokoviç.

Braçe shkruan në Facebook se ligji nuk e njeh VIP-llëkun, pasi ai ishte i pa vaksinuar edhe pse është tenisti numër 1 në botë.

Braçe shton se në vendin tonë vipllëku është përtej ligjit, rregullave; këtu VIP-at i bëjnë vetë rregullat e sëmundjes; lexojnë aq shumë sa plasin dhe e vendosin vetë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Braçe: Vip-i pa vaksinë kthehet në Serbi, sepse ligji nuk e njeh vipllëkun! Numri 1 i tenisit në botë dhe hero kombëtar në Serbi-nga këta që ai vend i shpall çdo muaj, ishte i pa vaksinuar, për pasojë ne kundërshtim me ligjin e rregullat në Australi! Pike dhe kaq! Po këtu? Këtu vipllëku është përtej ligjit, rregullave; këtu VIP-at i bëjnë vetë rregullat e sëmundjes; lexojnë aq shumë sa plasin dhe e vendosin vetë, individualisht si VIP apo në grup si VIP-a, se si përballen me sëmundjen:

Nuk ka rëndësi në janë këngëtarë, aktorë, gastorë, prezentatorë apo politikanë, nuk ka rëndësi që janë në festa apo protesta, ata janë VIP-a dhe janë mbi ligjin e rregullat! Aaaa po, rëndësi ka që ata i thonë popullit: Për ju ka rregulla te tjera! Dhe pasoja: Të premte- 2 179 të infektuar dhe 7 të vdekur; të shtunë- 2 163 të infektuar dhe 3 të vdekur. Dhe nuk ka mbaruar; të infektuarit e sotëm janë ata të festave të ndaluara e mitingjeve të lejuara të fundvitit; tani prisni valën e festave, mitingjeve e protestave të kësaj jave.

ME TE LEXUARAT