“Debatuam atë ditë për…”/ Ish-deputeti kujton kafen e fundit me Sokol Olldashin
Ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi ka kujtuar takimin e fundit me të ndjerin Sokol Olldashi në 10 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Reagimi i plotë:
10 vjet pa ty i dashur shok, mik, vëlla!
Kafja jonë e fundit, si sot 10 vjet më parë, e mërkurë, tek “Kotoni”! Debatuam atë ditë për gjëra aq pa rëndësi sot! Nuk e dinim se ishte e fundit kafe, e fundit herë, i fundit debat!
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Të nesërmen të enjten, do mblidheshim tek Eri në Durrës (Ervin Qehajaj) e pastaj të hënën ti ishe ftuar në Opinion, debatuam edhe për ato që kishe vendosur të thoje tek Blendi Fevziu
E lamë të pinim kafe në darkë, por… nuk e pimë dot kurrë, teksa pak orë më vonë me Astrit Patozi shkuam në familjen tënde pa ty!!
I paharuar do jesh miku im i dashur, i pazëvendësueshëm në gjithshka!!