Covid-19, Halim Kosova: Qeveria duhet të shtrëngojë masat

Politikë

Covid-19, Halim Kosova: Qeveria duhet të shtrëngojë masat

Mjeku Halim Kosova tha në Open se qeveria duhet të shtrëngojë masat kundër covid.

Kosova: Jam i prerë për masa shumë shtrënguese, dhe jo se qeveria nuk e kupton, por duke pasur zgjidhje, thonë që unë po e mbylla do rrënohet ekonomia.

Unë isha në Itali dhe më thanë dy miq, nesër e mbyllim hotelin, lekët na kompensohen. Unë kam mendimin tim të prerë, që sa më shumë do rrokulliset kjo situatë pa masa drastike aq më e gjatë do jetë në kurriz të shqiptarëve, pasojat. Masat e prera për 2 javë do rrisin përmirësimin e situatës jam i sigurt. Se ne jemi popull i varfër nga edukata shëndetësore.

ME TE LEXUARAT