Celibashi reagon për sulmet e politikanëve ndaj KQZ-së: Nuk jam ‘Don Kishot'...

Politikë

Celibashi reagon për sulmet e politikanëve ndaj KQZ-së: Nuk jam

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi i ftuar në Euronews Albania, shpjegoi pse ka zgjedhur që të mos u përgjigjet sulmeve politike që i janë bërë para dhe pas zgjedhjeve nga subjekte të ndryshme politike.

Ai tha se nuk  është ‘Don Kishot’ që të ndryshojë politikën ndërsa shtoi se ka zgjedhur të hesht kundrejt sulmeve pasi kjo është në dobi të institucionit që ai drejton.

“KQZ nuk është me asnjë, është me ligjin dhe nuk kemi preferuar që të komentojë deklaratat apo të bëjë komente ndaj kujtdo vesi të përfaqësuesve politik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky është realiteti politik, dhe nuk jam ‘Don Kishot’ që  të mendojë se do të duhet ta ndryshojë qoftë dhe me një fjalë timen.

Më gjykimin tim është me dobi që institucionet publike, dhe kur gjenden padrejtësisht në akuza dhe sulme të qëndrojnë larg dhe të mos përfshihen në debate me përfaqësuesit politik”- theksoi ai.

ME TE LEXUARAT