“Burri investitor strategjik/ Rama merr në mbrojtje Olta Xhaçkën: E meritojnë plazhin me ligj!

Politikë

“Burri investitor strategjik/ Rama merr në mbrojtje Olta

Një grup deputetësh të Partisë Demokratike kanë kërkuar heqjen e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka për shkak se bashkëshorti i saj Artan Gaçi ka përfituar statusin e investitorit strategjik.

Provat që opozita ka dorëzuar në Komisionet e Mandateve thuhet se ligji për investimet strategjike ka hyrë në fuqi në 17 tetor të vitit 2015 dhe vetëm katër ditë më vonë është krijuar shoqëria në pronësi të Artan Gaçit.

Sipas deputetëve të PD, shoqëria në pronësi të bashkëshortit të ministres Xhaçka ka përfituar masën mbështetëse të lejimit të përdorimit të bregut para hotelit me 5 yje në Himarë, me të drejtën për ta përdorur atë për një periudhë 30-vjeçare.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Por ditën e sotme kryeministri Edi Rama u shfaq në konference për shtyp me ministren e jashtme, Olta Xhaçka si rrallëherë pasi në krahun e tij të djadhtë aim ban gjihmonë, Endri Fugën.

Kjo simbolikë e Ramës ditën e sotme është siguri për ministren Xhaçka, se mandati i saj nuk rrezikohet  dhe se mazhoranca do ta hedh pposhtë propozimin e opozitës.

Kryeministri Rama u pyet për këtë çështje ditën e sotme dhe tha se nuk do humb kohë duke u marrë me njerëz që nuk ndyshojnë.

“Këta nuk do ndryshojnë kurrë dhe kjo tërheqja zvarrë e çdo gjëje dhe duke bërë linçime nuk do ndryshojë. Rruga jonë është e përcaktuar do vazhdojmë punën nuk do humbim kohë duke u marr me ta”, tha Rama.

Por sipas mocionit të dorëzuar nga demokrat, shoqëria në fjalë nën administrimin e Artan Gaçit, përfiton lehtësira për ndërtimin e një hoteli me 5 yje

Pjesë nga akuzat e PD në një sipërfaqe zhvillimi prej 10,592 m dhe me vlerë rreth 5.5 milion euro, në Gjilekë, Bashkia Himarë.

Në përputhje Vendimin e KIS nr. 3/5 date 29.03.2021, shoqëria në pronësi të bashkëshortit ministres dhe deputetes znj. Olta Xhacka ka përfituar masën mbështetëse të lejimit të përdorimit të bregut para hotelit për një periudhë 30 vjeçare.

Shoqëria investuese lejohet që zonën e bregdetit ta përdorë ekskluzivisht për zhvillimin e veprimtarisë turistike në shërbim Hotelit që po zhvillohet dhe, për këtë qëllim, në këtë zonë planifikohet të instalohen disa stacione plazhi, ku synohet të ofrohet shërbim i cilësisë së lartë.

ME TE LEXUARAT