Braimllari i përgjigjet Metës: LSI ka pasur lobime në kohën kur ai ka qenë kryetar partie

Politikë

Braimllari i përgjigjet Metës: LSI ka pasur lobime në kohën

Pas deklaratës së kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili tha se mbahet në izolim për shkak të firmave të Endrit Braimllarit për çështjen e lobimit, ka ardhur një reagim nga ky i fundit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Braimllari e cilëson sulmin e Metës si një tentativë për të hequr vëmendjen nga problemi i tij i vërtetë me drejtësinë.

"Përpjekje e qartë për të më intimiduar dhe për të goditur imazhin tim publik. Nxjerrja e materialeve hetimore nga dosja i shërben tërheqjes së vëmendjes nga problemi i tij i vërtetë me drejtësinë. Endrit Braimllari nuk ka firmosur asnjë kontratë lobimi.

Fatura që i referohet është një procedurë e ligjshme, e paguar me bankë, e deklaruar në KQZ dhe e audituar nga KQZ.

Ai e di shumë mirë që po hetohet për mosdeklarim. Duhet ta dijë qartë që nuk përbën shkelje të ligjit kur deklaron shpenzimet dhe burimet e tyre të ligjshme. Në dijeninë time partia ku unë aderoja më parë ka pasur lobime vetëm në kohën kur Z.Meta ka qenë kryetar partie", shprehet ai.

ME TE LEXUARAT