Braçe thërret në interpelancë qeverinë Rama: Çmimet e drejta janë detyrë e juaja!

Politikë

Braçe thërret në interpelancë qeverinë Rama:

Deputeti socialist, Erjon Braçe, ka bërë të ditur sot se ka thirrur në interpelancë qeverinë Rama për rritjen e çmimeve të frutave dhe perimeve.

Feputeti Braçe shkruan në rrjetet sociale se çmimet e lëndëve të para në bujqësi janë trefishuar dhe kostot e bujkut janë rritur, ndërsa çmimet e prodhimeve jo.


Postimi i plotë i deputetit:

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.


#PERBUJQIT
#PERPUNEN
#PER CMIMET


INTERPELANCE NE KUVEND ME #QEVERINE! CMIMET E USHQIMEVE/PERIMEVE FRUTAVE TE FRESKETA JANE RRITUR; POR JO NGA FERMERI!

Nderkohe; CMIMET E LENDEVE TE PARA NE BUJQESI JANE TREFISHUAR! Kostot e bujkut jane rritur, cmimet e prodhimeve te tij JO! Raporti mes cmimit te imputeve dhe cmimit te produktit te bujkut eshte tmerresisht i padrejte:


1 kg URE kushton 110 leke, por 1 kg GRURE kushton 30 leke; 1 kg DAP kushton 110 leke, por 1 kg MISER kushton deri 38 leke; 1 kg NITRAT kushton 90 leke, por 1 kg DOMATE (me e mira) kushton 50 leke! CMIMET E DREJTA TE LENDEVE TE PARA, POR EDHE PRODUKTEVE TE BUJKUT, JANE DETYRE E QEVERISE!

ME TE LEXUARAT