Berisha zbërthen si u përgatit sulmi ndaj tij: Porositës është Rama, bashkëpunëtor Çuci, organizator Ardi Veliu

Politikë

Berisha zbërthen si u përgatit sulmi ndaj tij: Porositës

TIRANË

Kreu i PD-së Sali Berisha ka zbërthyer sulmin e bërë ndaj tij sot në protestën e opozitës duke dhënë informacione për autorin.

Berisha tha se ai ka pohuar se ka zbatuar porosinë e një vëllau mysliman, por se porositësi sipas tij është Edi Rama.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Kreu i PD-së deklaroi më tej se 31-vjeçari është bashkëpunëtor i policisë kriminale, i përdorur për rrjetet e trafikut të drogës dhe midis besimtarëve myslimanë.

“Agresori është me origjinë nga Tepelena, jeton prej 20 vitesh në Tiranë. I ka shërbyer policisë kriminale në rrjetet kriminale dhe në besimtarët e xhamisë. Ai u paraqit se zbatoi porosinë e një vllau mysliman. Është i regjistruar kur pohon se unë zbatova porosinë e një vëllau mysliman.

Porosia e vëllaut është e një vëllau pa fe, është e Edi Ramës dhe ministrit të tij të familjes Bledi Cuçi. Absolutisht nuk mendoj të jetë kusht tjetër përveç Ardi Veliut, por Ardi Veliu në kupolën e policisë është krimineli që mund të stisë dhe organizojë çdo gjë. Nuk kam prova për Ardi Veliun.

Është bashkëpunëtor i policisë kriminale, i përdorur për rrjetet e trafikut të drogës dhe midis besimtarëve myslimanë.

Siç e shihni ky ka fituar, mund të jetë mjekuar nuk e përjashtoj, por e vërteta është që kjo shkresë është parafabrikat për të mashtruar liderët europianë që janë sot këtu.

Shkresa nuk ka asnjë datë që nuk ndodh ndonjëherë se kur është lëshuar. Ka për klinikën mjekësore ‘Venis’ dhe për çudinë tuaj as vula nuk ka datë. Është me vula të shuma, por pa data”, deklaroi Berisha.

ME TE LEXUARAT