Berisha tregon prapaskenat e arrestimit te Amant Josifit: Gledis Nano dhe Helidon Bendo u shkarkuan se…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar arrestimin e një dite më parë të Amant Josifit në Dubai. Në konferencën me gazetarët, Berisha u shpreh se skema piramidale me kriptovalutat arriti nje vjedhje që arrin në 2.4 miliardë euro. Po ashtu, sipas Berishës, Gledis Nano u shkarkua nga Drejtori i Policisë për shkak të kësaj skeme piramidale. Edhe largimi i Helidon Bendos nga kreu i SHISH, sipas ish-kryeministrit ka lidhje me ketë skandal ndërkombëtar.
Berisha sqaron se përpjekjet e zyrtarëve shqiptarë për të krijuar hapësirën e nevojshme për hetimin e kësaj çështje, sollën shkarkimin e tyre.
“Kjo skemë piramidale, në të cilën thuhet se janë vjedhur mbi 200 mijë qytetarë europianë në Spanjë, Gjermani dhe Itali, është realizuar nga i quajturi grup Milton, i cili kishte 15 qendra call-center në Ukrainë, Gjeorgji dhe në Shqipëri.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Por, për habinë tuaj, vend lider ishte Shqipëria. Nga 15 qendra që kishte piramida Milton, 6 apo 40 përqind i kishte në Shqipëri. Shërbimet partnere prej kohësh u përpoqën që në Shqipëri të bëjnë hetime, kjo ishte krejtësisht e pamundur sepse grupi Milton në Shqipëri ishte direkt në patronimin e Olsi Ramës, për rrjedhojë të Edi Ramës.
Përpjekjet e zyrtarëve shqiptarë për të krijuar hapësirën e nevojshme për hetimin e kësaj çështje, hasën në shkarkimin e tyre.
Ish-drejtori i përgjithshëm i policisë u shkarkua në mënyrë brutale nga detyra vetëm sepse ai, informacionin që mori nga partnerët, e dërgoi në destinacionet e duhura.
Helidon Bendo, edhe ai duket se largimi me urgjencë nga SHISH, ka lidhje me këtë superskandal ndërkombëtar.
Grupi i gazetarëve investigativë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është marrë gjerësisht me hetimin e këtij problemi.
Grupi i gazetarëve vendosi të shtrinte investigimin edhe në Shqipëri. Aty thonë se gjetën heshtjen e pazakontë nga policia shqiptare dhe SPAK”, tha Berisha.