"Berisha tentoi të takojë Pompeon", Florian Garo sulmon Carlo Bolinon

Politikë

"Berisha tentoi të takojë Pompeon", Florian Garo sulmon

Zedhenesja e Rithemelimit, Floriana Garo ka reaguar ashper ndaj artikullit te publikuar sot ne media ku thuhej se Sali Berisha ka tentuar te takoje jashte axhende ish sekretarin e shtetit Mike Pompeo gjate vizites ne Tirane.

Per kete lajm te publikuar diten e sotme, Garo akuzon direkt botuesin Karlo Bolino.

Nje shpifje e ulet e Karlo Malavites!

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Te dashur miq, njeriu qe genjeu boten se shqiptaret vodhen oren e Presidentit Bush, shperndau sot shpifjen e rradhes, sipas te ciles, ish kryeministri Berisha paska kerkuar te takoje ish sekretarin Pompeo, e madje kjo paska sjelle shqetesim tek punonjesit e sigurise ne mjediset e Mac Albania.

Kjo eshte nje shpifje e ulet e nje njeriu te cilesuar nga Z. Berisha si anetar i organizates kriminale te Edi Rames, mbasi me firmen e ketij te fundit, ai ka grabitur token e caktuar per ndertimin e gjimnazit te nje zone prej 50 mije banoresh.

Eshte krejt e qarte se si ne rastin e vizites se Presidentit Bush ashtu dhe ne ate te Sekretarit Pompeo, detyra e Karlo Malavites eshte te genjeje per llogari te atyre qe e ushqejne me prona publike, tendera dhe koncesione.

ME TE LEXUARAT