Berisha sfidon publikisht Ramën: Po ta mbajti, e bëjmë që nesër ligjin në Kuvend

Politikë

Berisha sfidon publikisht Ramën: Po ta mbajti, e bëjmë që

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sfiduar publikisht kryeministrin Edi Rama, ndërsa deklaroi se është i gatshëm të miratojë në Kuvend një ligj që përjashton nga çdo lloj parashkrimi, kryeministrat.

“Në je burrë dhe ta mban hajde miratojmë ligjin në parlament, të përjashtojmë kryeministrat nga çdo lloj parashkrimi.

E bëjmë që nesër, të vetmit që të përjashtohen të jenë kryeministrat.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Por ai ka frikë dhe tmerr nga firmat e tij. Ai thotë sdi ckam firmos për të mbushur valixhet.

Ju e patë koncesionin e inceneratorëve. Agjencia e Prokurimeve Publike e kundërshtoi, por Rama me Agaçin e tij firmosën kontratën duke gënjyer me shkrim se procedura u shpall pa asnjë shpallje.

Afera të tjera të tmerrshme rëndojnë mbi shpirtin e tij. Krime njerëzore. Shikoni 23 viktimat e Thumanës, shpirtat e tyre kërkojnë drejtësi.”-tha Berisha

ME TE LEXUARAT