Berisha: Rama më me pasion flet për kanabisin sesa për fikun

Politikë

Berisha: Rama më me pasion flet për kanabisin sesa për fikun

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me turin e tij elektoral për kandidat të PD-së, kete here në Berat. Ne fjalen e tij, ish-kryeministri nuk nguroi të ironizojë   kreun e vendit Edi Rama.

Gjatë fjalimit të tij Berisha tha se Rama flet më me pasion për kanabisin se sa për grurin, fikun etj.

Ata kanë kapur në vit vetëm 12 kg kokainë. Sot Shqipëria është rruga kryesore heroinës në Europë. Porti i Durrësit është shndërruar një nga portet më kryesore të kokainës.
Kryeministri ynë flet për kanabisin më me pasion se për grurin, se për ullirin, se për fikun, arrat drurët frutor“, tha Berisha.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Kujtojme se takimi i Berishës me demokratët e Beratit u zhvillua sot në kuadër të  turit elektoral të Sali  Berishës, i cili  kandidon për kreun e Partisë Demokratike.

Kjo është dita e gjashtë e turit elektoral ë Sali Berishës.

Zgjedhjet për kreun e PD-së  do të zhvillohen më 22 maj, ndërsa përballë Sali Berishës është kandidati Ibsen Elezi.

ME TE LEXUARAT