Berisha: Rama do përdorë gardën e forcat speciale kundër opozitës

Politikë

Berisha: Rama do përdorë gardën e forcat speciale kundër

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar se seanca plenare ditës së nesërme (20 nëntor), pritet të jetë e rrethuar nga forcat speciale me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se “Edi Rama është i tmerruar nga mosbindja civile e deputetëve të opozitës”, e sipas tij ai ka ai ka urdhërua forcat speciale të Gardës, Policisë, RENEA-n që të shtypin revoltën e deputetëve të opozitës.

Berisha shprehet se kryeministri “ka parashikuar që me forcë, dhunë dhe terror të kalojë në Parlament buxhetin e vjedhjes më të madhe dhe gjobave më të rënda për qytetarët në historinë e vendit, e të miratojë buxhetin antiligjor, antikushtetues, të Zoom-it dhe mejhaneve”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Reagimi i Sali Berishës:

Ky është parlamenti i diktaturës së bandave! Edi Rama është i tmerruar nga mosbindja civile e deputetëve të opozitës.

Ai ka urdhërua forcat speciale të gardës, policisë, Renean që të shtypin ditën e hënë revoltën e deputetëve të opozitës që protestojnë për të drejtat kushtetuese të popullit opozitar dhe përfaqësuesve të tij në parlament.

Ai nesër ka parashikuar që me forcë, dhunë dhe terror të kalojë në parlament buxhetin e vjedhjes më të madhe dhe gjobave më të rënda për qytetarët në historinë e vendit e të miratojë buxhetin antiligjor, antikushtetues, të Zoom-it dhe mejhaneve.

Për të realizuar këtë, ai prej dy ditësh ka urdhëruar prova të përgjithshme të forcave speciale të gardës, Reneas dhe njesive speciale të policisë në sallën e Parlamentit, mjediset tjera, brenda dhe përreth ndërteses dhe oborrin e Parlamentit.

Përfaqësuesit e popullit opozitar nesër në betejën e tyre pa kthim, me guxim, vendosmëri do të mbrojnë fuqishëm dhe të pamposhtur pluralizmin politik, të drejtat e tyre kushtetuese, intersat e popullit opozitar në Parlament! Asgjë nuk mund të mposht opozitën e të drejtave të mohuara në betejën e saj pa kthim deri në fitore!

ME TE LEXUARAT