Porti i Durrësit “mollë sherri”, plas sërish mes Berishës dhe Bashës: Ja arsyeja pse non grata shpif

Politikë

Porti i Durrësit “mollë sherri”, plas sërish mes

Kreu i PD-së Sali Berisha ka hedhur sot sërish akuza ndaj ish-kryetarit Lulzim Basha si i lidhur me kryeministrin Edi Rama në marrëveshjen mafioze të Portit të Durrësit.

Berisha deklaroi se marrëveshja ishte mes klanit Rama dhe klanit Basha.

“Ju e shihni sot, përfytyroni për një moment, kjo marrëveshje ishte për tragjedinë e Shqipërisë, marrëveshje opozitë-pozitë, por jo si formacione politike, por si persona hajdutë.
Klani Rama dhe klani Basha, kjo është e faktuar.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ai që ishte, se ka njerëz që më thonë pse e thua, se e them për të vërtetën, se ai ishte administrator i Simfonisë, ishte administrator edhe i Ramës, edhe i Bashës.
Mos të kujtojë kush se po bëj akuzë politike, por po them të vërtetën e hidhur.
Ky njeri tha se dha dorëheqjen nga ndërmarrja e Bashës dhe jo nga Simfonia.

Por pas një muaji rezultoi se ishte sërish te të dyja. Pra, kjo ishte pika e mjaltit. Kjo do ishte e tmerrshme, opozita e blerë me marrëveshjen mafioze të Portit të Durrësit”, deklaroi Berisha.

Nga ana tjetër ish-kreu i PD-së Lulzim Basha iu përgjigj Berishës në “Twitter”. Basha tha se ai (Berisha) dhe oligarkët e oborrit të tij janë të zhytur kokë e këmbë në aferën e Portit të Durrësit.

“Arsyeja pse non grata gënjen dhe shpif publikisht është që të heqë vëmendjen nga ky fakt: ai dhe oligarkët e oborrit të tij janë të zhytur kokë e këmbë në aferën e Portit të Durrësit. Dhe jo vetëm aty.”, deklaron Basha.

ME TE LEXUARAT