Berisha prezanton një tjetër kandidatë për zgjedhjet e 14 majit (EMRI)

Politikë

Berisha prezanton një tjetër kandidatë për zgjedhjet e 14

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar ditën e sotme kandidatin e primares për Bashkinë e Matit, Skënder Gjucin.

Në fjalën për mediat, Berisha tha se këto zgjedhje janë më të rëndësishëm se kurrë, pasi sipas tij kryeministri Edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në monizëm. Berisha hodhi akuza ndaj Ramës se e ka shndërruar qeverinë një organizatë kriminale.

“Sot Edi Rama kontrollon çdo pushtet në këtë vend, sot Edi Rama qeveris duke mos respektuar asnjë ligj, asnjë normë, asnjë standard, asnjë vendim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sot Edi Rama e ka shndërruar qeverinë e tij në një organizatë të mirëfilltë kriminale, e cila nga njëra anë vjedh çdo orë, çdo ditë, çdo natë, çdo javë, çdo muaj, fondet publike, pasuritë publike të shqiptarëve dhe nga ana tjetër trash çdo orë, çdo ditë e më shumë lidhjet me krimin, mafian dhe drogën”, tha Berisha.

ME TE LEXUARAT