Berisha perplaset me Ballen: Vrave avokatin, prokurorin që fshiu regjistrimet e tua e ngrite në detyrë

Politikë

Berisha perplaset me Ballen: Vrave avokatin, prokurorin që fshiu

Seanca e sotme parlamentare ku pika më e rëndësishme e rendit të ditës është marrëveshja për Portin e Durrësit, ka nisur me debate të ashpra mes maxhorancës dhe opozitës.

Pas kërkesës së Berishës për të shtuar kohën e diskutimeve, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se ky Kuvend nuk mund të marrë propozime nga një deputet non grata, teksa tha se do qeveria duhet vlerësuar që nuk do të lejojë deputetë non grata të pinë një kafe në portin e Durrësit

“Kërkesë për procedurë nga përfaqësuesi i botës së përtejme nuk pati, unë nuk dëgjova asnjë kërkesë. Mos u mërzisni, mezi e kemi pritur këtë diskutim sot, ku do të sqarohet më së miri dhe pjesa që unë nuk do resht së përshëndeturi qeverinë që ka ditur që ka ndaluar çdo person non grata të pijë dhe kafe në marinën e Durrësit, jo më të blejë prona”, tha Balla.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I ashpër ishte edhe reagimi i Berishës i cili doli në foltore dhe i kujtoi Ballës se është një deputet që është akuzuar se ka porositur vrasje.

“Shko në prokurori se je akuzuar se ke porositur vrasjen e Rafik Gurrës. Shko në Prokurori. Është hera e dytë që akuzohesh për porosi vrasjesh. Me asgjë nuk mund të lash akuzën se ke porositur vrasjen e Rafik Gurrës. Lartësoje prokurorin që ka fshehur regjistrimin, por nuk do të shpëtosh prej saj”, u shpreh Berisha.

Berisha ka vijuar me akuzat e forta në drejtim të socialistit Balla, ku theksoi se ky i fundit kishte ngritur në detyrë prokurorin që kishte fshirë përgjimet ku implikohej në vrasjen e avokatit.

“Prokurori që ka fshirë regjistrimet, e ke ngritur në detyrë dhe u porositi vrasja e Gurrës. Ai kishte prova dhe e eliminove. Nuk ka vend në botë që këtë mos ta dënonte në Kuvend.”, tha Berisha.

ME TE LEXUARAT