Berisha nuk kursehet ndaj Ramës: Sharlatan, aventurier...! I thur hymne Vuçiçit

Politikë

Berisha nuk kursehet ndaj Ramës: Sharlatan, aventurier...! I thur hymne

Ish-kryeministri Sali Berisha po mban sot takimin e radhës në qytetin e Beratit, në kuadër të fushatës zgjedhore.

Në fjalimin e tij, Berisha nuk ka nguruar të sulmoje ashpër kryeministrin Edi Ramën lidhur me deklaratat e tij në Bruksel se nëse nuk hapen edhe këtë herë negociatat, do të ndryshojmë kurs.

Berish shprehet se Rama- 'shkon në tavolina e i thur hymne Aleksandër Vuçiçiti, jua them unë me përgjegjësi të plotë këtë...'

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Fjala e Berishës:

Jemi të kërcënuar më shumë se kurrë për integrim.

I kemi miq turqit, por ne nordin e kemi drejt Brukselit, aty e kemi shpirtin.

Por Edi Rama sharlatani i papërgjegjshmë, para një jave u thotë në Bruksel se po nuk u hapën negociatat unë do shoh të ndryshoj drejtimin.

Sikur e ka plaçkë të vetën. Vokacionin tonë e paska në dorë një aventurier.

Shkon në tavolina e i thur hymne Aleksandër Vuçiçiti, jua them unë me përgjegjësi të plotë këtë”,.

ME TE LEXUARAT