Berisha nga Berati: U ringritëm, pazaret e Bashës morën fund

Politikë

Berisha nga Berati: U ringritëm, pazaret e Bashës morën fund

Ish kryeministri Sali Berisha po zhillon një takim me demokratët e këtij qyteti në kuadër të zgjedhjeve të 22 majit në PD.

Teksa prezantoi platformën e tij, Berisha deklaroi se demokratët janë ngritur për të shpëtuar PD-në në një kohë kur ajo ishte katandisur nga udhëheqja e Lulzim Bashës në një kallp opozitë.

Ish kryeministri akuzoi dhe Ramën duke thënë se ai e katandisi Shqipërinë në ditën e saj më të zezë ndërsa shtoi se kryeministri ka bërë vetëm skandale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"U katandis në një forcë politike që nuk mbronte idealet e demokratëve. Më shumë se çdo gjë tjetër pazaret e pandershme të ish-kryetarit Lulzim Basha dhe një grusht drejtuesish të saj. Kaluam 9 vite të vështira dhe të pamerituara.

Të vështira se patëm një qeverisje në fakt në kuptimin më të vërtetë të fjalës, me anti-popullore dhe më anti-kombëtare që nga ditët e zeza të diktaturës deri sot. Një qeverisje e cila siç dihet kalonte nga skandali në skandal.

Nga rekordi i zi në rekordin e zi. Patëm një qeverisje e cila sipas të gjitha treguesve e shndërroi Shqipërinë në delen e zezë të Rajonit për rekordet e saj të zeza“, tha Berisha.

ME TE LEXUARAT