Berisha: Misioni i PD të shpëtojë Shqipërinë! Në krye të këtij misioni qëndron FRPD

Politikë

Berisha: Misioni i PD të shpëtojë Shqipërinë! Në

Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh gjatë takimit me FRPD, se të rinjtë janë në krye të misionit të Partisë Demokratike për të shpëtuar Shqipërinë.

Berisha ftoi çdo të ri t’i bashkohet lëvizjes së madhe për të shpëtuar vendin në këto kohë kritike.

Nëse PD ka një mision së bashku me forcat e tjera opozitare shpëtimin e Shqipërisë në këto kohëra kritike për të, në krye të këtij misioni qëndron FRPD, qëndrojnë të rinjtë opozitarë. Të bashkohemi në një lëvizje të madhe. Duhet t’u rikthejë liritë e vërteta shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me herët Berisha deklaroi se mafia Rama-Veliaj kanë krijuar 24 ndërmarrje në funksion të inceneratorëve, për të vjedhur buxhetin e shtetit.

"Nuk ka njeri si të mos përmendë skemën e vjedhjes së parave të qytetarëve shqiptarë nga mafia Rama-Veliaj. Një treshe e tyre, krijon 24 ndërmarrje me qëllimin e vetëm lëshimin e faturave false për të vjedhur paratë e buxhetit të shtetit. Të gjitha këto qëndrim të kësaj qeverie, e cila e kam thënë dhe e them, në çdo fjalë lëshon një mashtrim, një çdo firmë një vjedhje.

Kanë arritur të godasin, të rrënojnë, duhet të jemi realist me shumë se këdo tjetër, brezin e ri të vendit. Kanë arritur t'i vrasin shpresën, kanë arritur t'i krijojnë bindjen atij se ky vend nuk bëhet. Dhe e vërteta është se nuk ka goditje më të madhe për Shqipërinë se sa mendimi i shqiptarëve se ky vend nuk bëhet. Ajo është goditje fatale për vendin nëse nuk e ndryshojmë".

ME TE LEXUARAT