Berisha mbulon akuzën, me akuza ndaj Ramës, i shmaget me nervozizëm kallëzimit të Manjës

Politikë

Berisha mbulon akuzën, me akuza ndaj Ramës, i shmaget me

Për të mbuluar faktet e reja e për të shmangur vëmendjen nga rrjedha e re që mund të marrë cështja e 21 Janarit, Sali Berisha doli këtë të martë në një deklaratë, me një akuzë të vjetër ndaj Edi Ramës.

“Të hetohen të gjitha takimet, çdo udhëtim i kryer nga Charles McGonigal në Shqipëri.”

Për ta vazhduar më gjatë këtë temë, për lidhje të Ramës me ish-agjentin e arretuar të FBI-së, Berisha tha se do të kërkojë komision hetimor në Shqipëri. Dhe për këtë do të vendos kontakte me kongresin amerikan.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

U shpreh i nervozuar kur gazetarët kërkuan prej tij reagim, lidhur me kallëzimin e bërë në SPAK, nga Ministri i Drejtësië, Ulir Manja, me akuzën e rëndë të vrasjes së 4 protestuesve në Bulevard.

“A ka mundësi të qendrojmë tek çështja më kryesore, dhe të mos merremi me budallallëqet e Ulusiut. E kupton ti që ai ka vetëm për detyrë të sillet si bodyguard i Edi Ramës. Por nuk ia vlen të komentojmë atë.”

Në krah i doli dhe Ilir Meta, nga selia e vet. Ai pati të njëtin version si Berisha për audiopërgjimin, i bërë publik në media.

“Shashkë ordinere, për të zgvendosur vëmendjen…”

ME TE LEXUARAT