Berisha hap fushatën për kreun e PD në Elbasan

Politikë

Berisha hap fushatën për kreun e PD në Elbasan

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur fushatën për kreun e Partisë Demokratike, zgjedhje që do të mbahen në 22 maj.

Berisha ka zgjedhur qytetin e Elbasanit për të nisur fushatën e tij për zgjedhjet brenda partisë.

Takimin me demokratët Berisha e ka zhvilluar në “Teatrin SKAMPA”.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ka nisur jo pa incidente hapja e fushatës për kreun e PD-së, për ish-kryeministrin Sali Berisha në qytetin e Elbasanit, i cili është duke u zhvuilluar në “Teatrin Skampa”.

Sapo ish-kryeministri ka nisur fjalën para demokratëve, një i pranishëm në gjendje të dehur ka nisur të bërtasë, dhe disa persona të tjerë kanë tentuar ta largojnë.

Ka zgjatur vetëm pak minuta situata e tensionuar, dhe më pas personi është larguar nga podiumi.

ME TE LEXUARAT