Berisha: Fitorja e Trump arritje e madhe, ja pse Donald Lu përgëzonte Tahirin në kulmin e kanabizimit
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar rikthimin e Donald Trump si president i SHBA-ve. Gjatë fjalës së tij, ai nuk la pa përmendur edhe ish-ambasadorin Donald Lu, për të cilin shprehet se në kulmin e kanabizimit ai dilte në krah të Sajmir Tahirit.
“Berisha: Rikthimi i Donald Trump shënon një arritje të madhe për kombin amerikan, i cili përjetoi këto vite agresionin sorosian dhe të ekstremit të majtë të shprehur me politiizimin e skajshëm të drejtësisë, me persekutimin ekstrem të kundërshtarëve politikë.
Kam besim të plotë se goditja që morën në SHBA ekstremistët e majtë të udhëhequr nga Soros do vijë edhe në Shqipëri, pasi nuk do mbështeten më, sicc janë mbështetur.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Kujtoni Donald Lu në kulmin e kanabizimit të Shqipërisë dilte në krah të Sajmir Tahirit dhe përgëzonte policinë. A nuk ishte Juri Kim që riktheu në Shqipëri kulturën e mohimit me ekspozitat që bënte në kremtimit të 100 vjetorit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.”