‘Berisha e mori disa herë në telefon’, Idajet Beqiri rrëfen se çfarë ndodhi ditën e vrasjes së Azem Hajdarit

Politikë

‘Berisha e mori disa herë në telefon’, Idajet Beqiri

Avokati Idajet Beqiri rrëfen në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv se çfarë ka ndodhur ditën që u vra Azem Hajdari. Para se të vritej, Beqiri thotë se Azem Hajdari nuk ishte në Tiranë, dhe sipas tij është marrë disa herë në telefon nga Sali Berisha. Beqiri thotë se ka dëshmitarë okularë dhe indirekt se atë ditë Hajdari ka qenë i shqetësuar dhe se ka qenë në Kavajë ka thënë “me çau kokën (për Berishën), ca do ky që merr kaq shpesh”.

“Fazën e dytë më 12 shtator, pasi hëngrën e pinë atë ditë më njëri tjetrin, nga kodrat e liqenit erdhën sepse do merrnin këtë kasetën që do u jepte Ben Dollapi. Do takonin edhe juristin e PD bashkë me dem dollapin që do i merrnin kasetën. Dem Dollapi nuk ka dalë, është vonuar. Këta kanë qenë më një makinë, kanë qenë bashkë me Naim Cangun, Jaho Muolosmani dhe Fatmir Haklaj. Po rrinin aty. Kishin shumë kohë që prisin të merrnin kasetën. Azem Hajdari atë ditë ka qenë në Fier, nga Fieri ka ardhur në Lushnjë, ka patur takim. Nga Lushnja është marrë në telefon disa herë nga Sali Berisha. Ka qëndruar në Kavajë, është marrë disa herë në telefon nga Berisha, telefoni Azem Hajdarit është zhdukur. Nga provat e tjera që ka dosja, edhe nga dëshmitarë okularë dhe indirekt rezulton se Azemi ishte i shqetësuar. Ka thënë me çau kokën, për Berishën, ca do ky që merr kaq shpesh”, tha Idajet Beqiri.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

 

 

ME TE LEXUARAT