Berisha: Drejtësia e re i përngjan asaj të diktaturës

Politikë

Berisha: Drejtësia e re i përngjan asaj të diktaturës

Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi këtë të hënë se sistemi i drejtësisë është i kapur nga qeveria.

Gjatë fjalës së mbajtur në protestën poshtë banesës së tij, Berisha akuzoi SPAK dhe strukturat e tjera me drejtësinë e diktaturës, teksa shtoi se asnjëherë nuk do të bëjë lëvdata për to vetëm se duan të huajt.

“Drejtësia e re është kopja e shëmtuar e drejtësisë së vjetër të diktaturës. Është drejtësia e mercenarëve që s’kanë ligj as moral ligjor. Ata që mbrojnë drejtësinë e re, ata mbrojnë krimet e Edi Ramës. Ata që u servirin shqiptarëve drejtësinë e re, u servirin mburojën e korrupsionit si drejtësi. U servirin mercenarët, bandat kriminale në drejtësi, që luftojnë kundër opozitës dhe qytetarëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Çfarë ligji respektojnë këta banditë? Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese për Teatrin. Zonja antikushtetuese del dhe merret me Olta Xhaçkën për luftë të brendshme në PD. Nuk përmend vendimin. Po pse e lavdërojnë të huajt, duhet ta lavdërojnë shqiptarët? Kurrë, kurrë, kurrë”, tha mes të tjerash Berisha.

ME TE LEXUARAT