Berisha: Dhëndri im ishte i burgosur politik, çështja do të vazhdojë në Strasburg

Politikë

Berisha: Dhëndri im ishte i burgosur politik, çështja do

Ish kryeministri, Sali Berisha ka deklaruar se çështjen për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi do ta çojë në Strasburg. Berisha theksoi se dhëndri i tij ishte një i burgosur politik dhe sipas tij, për Jamarbër Malltein nuk u gjet asnjë provë.

“Dhëndri im ishte një i burgosur politik, ka marrë 410 m katrorë tokë. Nuk është e vërtetë që ka dhënë apo jo urdhër, do shkonte në Strasburg. Fatmirësisht që Shqipëria është anëtare e Këshillit të Evropës.

Nuk u nxor nga burgu, u la arrest shtëpie. Nuk ka asnjë, zero. Ata vetë nuk e kanë fajësuar, s’kanë arritur ta fajësojnë.
Nuk arritën të gjejnë një provë dhe një dokument për të ngritur padi ndaj tij, por e kanë marrë nën hetim. Gjyqi ndaj tij do të vazhdojë. U bë kjo sepse s’gjetën asgjë për të, çështja do të vazhdojë në Strasburg”, tha Berisha.

 

ME TE LEXUARAT