Berisha dhe Gazmend Bardhi mbledhin deputetët në Kukës, fshesë në grupin e Whatsaap të Bashës

Politikë

Berisha dhe Gazmend Bardhi mbledhin deputetët në Kukës,

Deputetët demokratë që mbështesin ish-kryeministri Sali Berisha dhe Gazment Bardhit do të mbajnë takimin e radhës mes tyre të martën.

Takimi do të mbahet në qytetin e Kukësit, në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet që do të përsëriten në këtë bashki.

Pritet që tryeza e deputetëve të opozitës të zhvillohet në orën 12:00, ndërsa vendi nuk është caktuar ende.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Berisha dhe Gazmend Bardhi mbledhin deputetët në Kukës,

Ish-deputeti i PD, Endri Hasa (mbështetes i Bashës) ka fshire sot nga grupi në WhatsApp, i Grupit Parlamentar të PD, njoftimin e Gazment Bardhit, i cili lajmëronte që takimi i radhës i deputetëve do të ishte të martën në orën 12.00.

Megjithatë duke pasur parasysh zhvillimet e fundit, ku Lulzim Basha njeh Flutura Açkën si Kryetaren e Grupit Parlamentar, kjo ka sjelle veprimin e Kryetarit Basha, i cili përmes Hasës, ka fshirë njoftimin dhe ka hequr nga grupi Bardhin, ndërsa janë larguar nga grupi edhe disa deputetë.

Veprimi i Lulzim Bashës, vetëm sa ka nxitur deputetët e tjerë të largohen më pas nga ky grup, duke refuzuar këtë metodë veprimi në grupin parlamentar.

Deputetët e pyetur nga News24 e kanë konsideruar këtë një veprim qesharak dhe pa asnjë efekt, sa kohë ato mund të krijojnë sa grupe të duan për të komunikuar me njëri tjetrin./bw

ME TE LEXUARAT