Berisha: As Ramiz Alia nuk guxoi ta merrte peng opozitën si Edi Rama

Politikë

Berisha: As Ramiz Alia nuk guxoi ta merrte peng opozitën si Edi Rama

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha edhe këtë të shtunë i është rikthyer akuzave ndaj Lulzim Bashës, duke e konsideruar një njeri të marrë peng nga kryeministri Edi Rama si pasojë e afera ekonomike që është përfshirë

Nga “Foltorja” e Mirditës, ish-kryeministri Berisha tha se Shqipëria ndodhet sot në një monizëm dhe që situata që paraqitet është më e keqe se në vitin 1991.

 “Ne ndodhemi në një monizëm të shëmtuar, tashmë jo aq të bazuar në doktrinën marksiste dhe leniniste, por të bazuar te krimi, droga dhe vjedhja, te varfërimi juaj dhe i qytetarëve shqiptarë. Unë do ju paraqes këtu një tabelë, e cila është e vitit 2020 ku tregohet se pushtetit i kreut të Meduzës është 10 për qind më i madh se ai i diktatorit të fundit, Ramiz Alisë. Kjo është e vitit 2020, por në vitin 2022 ata morën peng kreun e opozitës për aferat e tyre, ndaj ky pushtet tani është të paktën 20 për qind më i madh se ai i diktatorit komunist, u shpreh Berisha.

ME TE LEXUARAT