"Bën sekretaren e PS-së", Berisha mesazh Yuri Kim: Këto janë gjërat e papranueshme nga ti

Politikë

"Bën sekretaren e PS-së", Berisha mesazh Yuri Kim: Këto

Në “Foltoren” e SHBA të mbledhur online pasditen e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha i dërgoi një mesazh ambasadores së SHBA në Shqipëri Yuri Kim. Berisha tha se për të dy momente janë të papranueshme nga sjellja e ambasadores duke veçuar njohjen e zgjedhjeve dhe censura që kërkon sipas tij t’i vendosë “Foltores”.

“Dy fjalë për zonjën ambasadore që shpesh i lejon vetes të bëjë sekretaren ideologjike të PS,.

Dy momente për mua janë të papranueshme, përgëzimi që i bëri zgjedhjeve dhe së dyti thirrja që u bën gazetarëve për të vendosur censurë ndaj Foltores dhe Sali Berishës. Për mua përbën shkelje të Kushtetutës amerikane që garanton më mirë se të gjithë lirinë e shprehjes dhe fjalës”, tha Berisha.

Ai shtoi se kjo nuk bën që ai të humbasë për SHBA të cilat i përkufizoi si vendi i madh i lirisë. “Megjithatë asgjë nuk humb respektin tonë për vendin e madh të lirisë. Jam i bindur që Partia Demokratike në pushtet do ndërtojë marrëdhënie të shkëlqyera me vendin ku ju jetoni”, shtoi Berisha në fjalën e tij. 

ME TE LEXUARAT