Begaj pritet nga Mattarella: Vlerësoj mbështetjen që Italia ka dhënë në procesin e integrimit
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i shoqëruar nga Zonja e Parë Armanda Begaj, filloi sot një vizitë zyrtare dy ditore në Itali ku u prit me nderimet e veçanta nga Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella.
Kjo është vizita e parë e Presidentit Begaj në një prej vendet e Evropës Perëndimore, por edhe një konfirmim i një dialogu shumë të mirë politik e në nivelet më të larta midis dy vendeve.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Pas ceremonive të rastit, Presidenti Begaj dhe homologu italian, Mattarella, zhvilluan një bisedë kokë më kokë e më pas kryesuan delegacionet zyrtare në një takim të zgjeruar.
Gjatë takimit të zgjeruar midis dy delegacioneve, Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet historike e tradicionalisht miqësore midis dy vendeve, solidaritetin dhe gjendjen pranë njëri-tjetrit në momentet më të vështira e delikate, në pjesën më të madhe të historisë së dy popujve.
Presidenti Begaj shprehu mirënjohje për vullnetin e palës italiane për të përmbyllur procedurat e marrëveshjes për sigurimet shoqërore dhe shprehu besimin se kjo marrëveshje do të bëhet shumë shpejt efektive, për të ndihmuar si shqiptarët ashtu edhe italianët që jetojnë e punojnë respektivisht në të dy vendet.