"BE është këtu për ne", Rama tregon të mirat e samitit: Ja çfarë përfiton Shqipëria
Kryeministri Edi Rama ka theksuar gjatë konferencës për mediat se është hera e parë kur BE del nga kufijtë e saj për të mbajtur një samit dhe kjo ndodhi në Shqipëri.
Më tej, Rama tha se BE e ka mbështetur Shqipërinë, dhe i ka dhënë 85 milionë euro si mbështetje për energjinë dhe dha një lajm të mirë për universitetet shqiptare që do të përfshihen në aleancën e arsimit të lartë në Evropë. Rama nuk la mënjanë as batutat në lidhje me diellin në Shqipëri dhe Bruksel.
"Dua të falendroj fillimisht mikun tim Charles Michel. Dua të bashkohem edhe për Ursulën, luftëtare e madhe. Nuk kemi pasur kurrë, president këshilli apo rajoni që kanë qenë kaq të vendosur për të qenë avokat të rajonit, për tu siguruar që procesi të mos vdesë në agoni.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Do doja të theksoja përmasën historike të këtij samiti, është hera e parë kur BE del nga kufijtë e BE për të mbajtur një samit, kjo ndodh në Shqipëri. E shoh si shenjë të jashtëzakonshme, si shenjë vetëdijesimi, si vlerësim për vendin tonë, për rolin e tij në rajon. Si faktor i stabilitetit dhe bashkëpunimit.
Dua të besoj se është momenti që të gjithë njerëzit në rajon, tu përçohet mesazhi se BE është këtu për ne, këtu për ju. Jo se jemi naiv, po se vijmë nga një ferr i vërtetë, vijmë nga ferri i izolimit, i pamundësisë për tu lidhur me Evropën. Patëm momentet tona, por kurrë nuk hoqëm dorë.
Dua tu them studentëve se nga ky samit ne vijmë me një lajm të shkëlqyer që jo vetëm universitetet tona do të jenë në gjendje të angazhohen me Erasmus por do të përfshihen në aleancën e arsimit të lartë në Evropë.
Nga një moment i caktuar pasi të jenë përfunduar të gjitha procedurat studentët tanë, fëmijët tanë mund të studiojnë prej këtej në çdo universitet evropian në mënyrë dixhitale. Universitetet tona mund të lidhin aleanca dhe të rriten së bashku me universitetet evropiane. Kjo është diçka që ishte e mundur vetëm po të ishte anëtar.
Tjetër gjë fantastike që diskutuam dhe morëm mbështetjen plotë të udhëheqësve për të pasur në Tiranë kampusin e Kolegjit të Evropës në Bruzh. Një universitet me reputacion mjaft të lartë. Është koha që këtë kampus ta ngremë në Tiranë. Jo më pak është marrëveshja për Roaming, Qytetarët tanë do të kenë tarifa më të ulëta
Për ta përmbyllur me energjinë. Kemi marrë nga BE mbështetje buxhetore për vitin në vijim, 85 milionë euro, por ka dhe një paketë tjetër për projekte. Rajoni do të jetë i gjithi i përfshirë në këtë rrugëtim për të ndërtuar më shumë burime energjie për tu distancuar nga ndikimi rus.
Mund të flisja shumë më gjatë për tu ndalur këtu, ju thashë dhe miqve europianë që ne jemi mikpritësit, dhe “Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”. Sot kishim miq që janë perëndi. Ne jemi gati të japim jetën për mikun., Kurrë nuk do ta përdorja këtë moment për të kritikuar që e kam shumë të lehtë t’i them në Bruksel.
Do të kujtoj një moment të bukur të këtij takimi, kur po bënin foton në grup dhe dëgjoja shumë prej tyre të thoshin: Dielli, dielli, dielli, dielli. Ja dolëm që pas shumë ditësh Brukseli të sillnim diellin për ju, kështu që ca mund të bëjmë më shumë" tha Rama