Baza ajrore e Kuçovës, Rama: Ky investim tregon që vendi ynë është vlerë e shtuar në NATO

Politikë

Baza ajrore e Kuçovës, Rama: Ky investim tregon që vendi

Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e nisjes së punimeve për bazën e re ajrore të Kuçovës, tha se vendimi që NATO mori për ta përzgjedhur këtë hapësirë si një mjedis të ri për adresimin e sfidave të sigurisë.

Duke e transformuar në një bazë ajrore taktike të aleancës në rajon, konfirmon faktin se Shqipëria e vogël është sidoqoftë një vlerë e shtuar në këtë aleancë dhe që beson në disa parime e vlera që ia vlen të luftohet.  

"Për ne ky lajm ishte shumë i mirëseardhur. Jo vetëm krijonte këtë vlerë të re në të gjithë infrastrukturën tonë të mbrojtjes, por në të njëjtën kohë përcconte një energji të re në përpjekjen tonë për ta shfrytëzuar me sa më shumë intgeligjencë dhe pragmatizëm pozitën tonë në aspektin gjeografik, politik dhe ushtarak", tha Rama.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

"Ne jemi shumë të vetëdijshëm për masën e vendit tonë dhe për volumin e kontributit tonë në raport me vendet e tjera por falë edhe punës së përbashkët që është realisht një punë që e ka ccuar bashkëpunimin me SHBA-në në një nivel tjetër por edhe falë mbështetjes që ne gjejmë nga SHBA-të ne po vetëdijësohemi ccdo ditë e më shumë se nëse investojmë në mënyrë integligjente dhe nëse adresojmë në rrugën tonë të forcimit dhe njëkohësisht të rritjes së cilësisë së forcave tona ushtarake ashtu sic duhet ne mund të jemi vlerë e shtuar për NATO-n edhe me projekte të tjera. Sot po shohim të realizuar një projekt që fillimisht u përqesh si lajm pasi ishte i mos besueshëm për të gjithë kur 3 vite më parë u bë publik", tha ai.

ME TE LEXUARAT