Basha: Vetting, që politikanët të punojnë për shqiptarët, jo për oligarkët me avion privat
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se shpërdoron miliona për fluturimet e tij me avionin privat.
Basha ka publikuar shifrat nga raportet e huaja, ndërsa thekson se shpërdorimi i taksave i vendit më të varfër në Evropë tregon se është i domosdoshëm vettingu në politikë.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
“Në 52 milionë eurot që shpenzohen për luksin qeveritar, bëjnë pjesë edhe milionat që Rama shpërdoron për fluturimet e tij me avionin privat, me flatrat korruptive të një kompanie ajrore të ekspozuar edhe nga Transparency International.
Ky shpërdorim i taksave të qytetarëve më të varfër të Europës, tregon pse vettingu në politikë është i domosdoshëm për të pasur politikanë që punojnë për familjet shqiptare, jo për veten, krimin e organizuar dhe oligarkët,” shkruan kreu i demokratëve.