Basha uron Ditën e Rinisë nga Senati Amerikan: Pasuria më e madhe e Shqipërisë janë të rinjtë dhe të rejat

Politikë

Basha uron Ditën e Rinisë nga Senati Amerikan: Pasuria më e madhe

Kryetari i PD,  Lulzim Basha, nga SHBA, ku ndodhet në vizitë zyrtare ka uruar ditën e rinisë përmes një videomesazhi nga Senati Amerikan.

Gjatë fjalës së tij, Basha shprehet se pasuria më e madhe e Shqipërisë janë të rinjtë, ndërsa ka shtuar se janë ata që kanë bërë gjithmonë diferencën midis të mirës dhe të keqes.

“Të dashur miq, ju përshëndes nga ndërtesa e Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në këtë ditë të veçantë për çdo shqiptar e në veçanti për rininë shqiptare, me një citim nga një nga figurat më frymëzuese të politikës amerikane, nga Presidenti John F. Kennedy, i cili në mënyrë kuptimplotë për çdo komb na ka lënë trashëgim thënien se: “Pasuria më e madhe e njerëzimit është rinia e tij”. Pasuria më e madhe e Shqipërisë janë të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë kanë bërë gjithmonë diferencën midis të mirës dhe të keqes, midis tiranisë dhe lirisë dhe do ta bëjnë sërish. Do ta bëjnë për Shqipërinë europiane, për Shqipërinë e lirisë, për Shqipërinë e demokracisë. Sepse ndryshe nga ç’mendojnë pesimistët, skeptikët, apo ata që gjithmonë kanë vënë interesin e tyre mbi interesin e shqiptarëve, Shqipëria do të bëhet! Gëzuar Ditën e Rinisë!”, u shpreh Basha.

 

ME TE LEXUARAT