Basha shigjeton Berishën: Edhe kur kemi qenë në pushtet, ishin gati t’i nxirrnin sytë çdo demokrati për…

Politikë

Basha shigjeton Berishën: Edhe kur kemi qenë në pushtet, ishin

Në takimin me strukturat e njësisë 8 në Tiranë kryetari i PD Lulzim Basha u ndal sërish në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa theksoi se politikanë të cilët kanë hesape të pambyllura me drejtësinë, kujtojnë se mund t’i shpëtojë atyre duke mohuar masakrën zgjedhore. Ai shtoi se

Po për masakrën zgjedhore e dëgjoni se ç’thonë sot apo jo? Ku s’ka shqiptarë dhe gjithë faktori ndërkombëtar është vetëdijësuar për faktet që kanë qenë në sytë e të gjithë shqiptarëve, të masakrës zgjedhore, tani, ndokush që ka hesape të pambyllura me drejtësinë, kujton se mund t’i shpëtojë atyre duke mohuar masakrën zgjedhore dhe duke shpikur fabula për pazare që ndoshta vetë i kanë bërë, pikërisht për t’i shpëtuar drejtësisë.

Kjo është e vërteta. Këto janë të vërtetat e fundit të një politike që i ka lodhur njerëzit. I ka lodhur është pak madje, i ka shkatërruar nga nervat, i ka dëshpëruar shumë prej tyre, i ka bërë të humbin besimin te vetë politikëbërja si instrument ndryshimi. Dhe kjo është ajo që duan një pakicë njerëzish që vjen vërdallë.” u shpreh Basha, ndërsa sulmoi ish kryeministrin Berisha kur tha se edhe në pushtet, ai dhe mbështetës të tij ishin gati t’i nxirrnin sytë demokratëve të ndershëm për karrigen e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Shikoni se çfarë ndodhi brenda shtëpisë tonë. Ashtu siç ju thashë në fillim, e gjitha gjoja filloi për arsye parimore por paska qenë për hallin e një njeriu. Sali Berisha filloi një lëvizje të tërë vetëm për hallin e tij personal. Dhe përfundoi ashtu siçju thashë, ishte gati t’i vinte, ai bashkë me një grusht njerëzish që për karrigen e tyre janë gati t’i vënë zjarrin shtëpisë së tyre e treguan se kjo nuk është një betejë as për demokracinë, as për demokratët, por për hallin personal të Sali Berishës dhe për karriget e tyre. Jo sot, edhe dje, edhe para 5 vjetësh, edhe para 10-vjetësh, edhe kur kemi qenë në pushtet ishin gati t’i nxirrnin sytë çdo demokrati të ndershëm për karriget e tyre, për pushtetin e tyre personal të cilin gjithmonë e ka ndërtuar mbi sakrificën e demokratëve të ndershëm duke marrë e duke menduar çfarë të marrin kur çdo demokrat i ndershëm mendon çfarë të japi për këtë vend. Njerëzit e kanë kuptuar këtë.

Nuk ka arsye tjetër pse jemi të gjithë bashkë sonte këtu e do të vazhdojmë të jemi ditë për ditë sepse njerëzit e kanë kuptuar. Pyetja që bënin njerëzit përpara pse s’del dhe ti, besoj e ka marrë përgjigjen. A mund t’i falja unë Edi Ramës kënaqësinë e një përplasje me demokratët si ajo që u përpoq të bënte Sali Berisha me ata pak njerëz që për karrigen e tyre janë gati të djegin Shqipërinë me datë 8 janar?, vijoi Basha

ME TE LEXUARAT