Lulzim Basha shfaqet në Këshillin e Europës, zbardhet fjalimi

Politikë

Lulzim Basha shfaqet në Këshillin e Europës, zbardhet fjalimi

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbajtur një fjalim ditën e sotme në Këshillin e Europës.

Gjatë fjalës së tij, Basha u bëri thirrje 5 vendeve të Bashkimit Evropian, të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, që ta bëjnë diçka të tillë.

Sipas Bashës, do të ishte diçka e gabuar që me rastin e Kosovës, të hiqeshin paralele me situata të tjera.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Kam një thirrje edhe për shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur Kosovën. 15 vjet pas pavarësisë së saj dhe një vit pas agresionit të Rusisë në Ukrainë, është koha për të vënë të parën paqen dhe stabilitetin, paqen dhe stabilitetin tonë, paqen dhe stabilitetin e Evropës.

Kosova, është një rast “sui generis”, dhe do të ishte gabim i rëndë për çdo vend që të hiqte paralele me situata të tjera. Ajo që po ndodh sot në Ukrainë është një kambanë që bie për secilin prej nesh për të parë përtej interesave të sotme. Një Ballkan Perëndimor në NATO, një Ballkan Perëndimor në BE do të thotë një Evropë më e fortë, më e sigurt dhe më e begatë”, theksoi ai ndër të tjera.

 

ME TE LEXUARAT