Basha pranon gabimet dhe kërkon falje

Politikë

Basha pranon gabimet dhe kërkon falje

Lulzim Basha, në një aktivitet me poetët në “ArTurbina” për lëvizjen studentore të vitit 1990, kërkoi falje për gabimet e Partisë Demokratike, përgjatë viteve, dhe u zotua se PD-ja do të qëndrojë gjithmonë e bashkuar.

“Ne e dimë që detyra jonë kryesore është të përballemi me regjimin aktual, por përpara kësaj duhet të kërkojmë falje. Ka ardhur momenti, 31 vite më vonë, që të shkulim mentalitetin komunist: të linçimit të mendimit ndryshe, të vënies dorë në zgjedhje, të heqjes dorë nga gara e ndershme në ekonomi. Kërkoj sot falje për të gjitha përgjegjësitë tona, gabimet dhe fajet tona, që i ka mundësuar këtij regjimi që ta kthejë Shqipërinë në dimension vuajtjeje”, tha Basha.

“Zotohem sot se PD-ja është në këmbë, është e fortë, ka ditur dhe do të dijë të qëndrojë e bashkuar, sepse kemi misionin “Shqipërinë si gjithë Europa”, shtoi kreu demokrat.
Basha nënvizoi se “kulti i individit shkatërroi individualitetin e çdo shqiptari” dhe se “nuk mund të ketë Europë nëse dikush i mbivendoset dikujt tjetër”.A2CNN

ME TE LEXUARAT