Basha poston videon: 31 vite më parë, guximi e mposhti frikën dhe solli pluralizmin

Politikë

Basha poston videon: 31 vite më parë, guximi e mposhti frikën dhe

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkëputur një pjesë nga fjala e tij në aktivitetin me rastin e 8 dhjetorit.

Në një postim në Instagram, kryedemokrati Basha shprehet se në 8 Dhjetorin e 31 viteve më parë, guximi e mposhti frikën dhe solli pluralizmin.

Ishte një rrugë e vështirë, thotë Basha, por gjatë këtyre viteve ne mësuam mbi të gjitha se çfarë do të thotë individualitet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në 8 Dhjetorin e 31 viteve më parë, guximi e mposhti frikën dhe solli pluralizmin. Ishte një rrugë e vështirë, pikërisht prej natyrës së komunizmit shqiptar, prej terrorit që mbizotëronte dhe kultit të individit.

Gjatë këtyre viteve ne mësuam mbi të gjitha se çfarë do të thotë individualitet. Secili është i shenjtë në individualitetin e vet, askush s’mund t’i mbivendoset askujt tjetër. Të gjithë jemi të barabartë para ligjit, para Zotit”, thotë Lulzim Basha.

ME TE LEXUARAT