Basha: Pas 31 vitesh vendi po përballet me një tjetër regjim

Politikë

Basha: Pas 31 vitesh vendi po përballet me një tjetër regjim

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë 8 dhjetor e ka konsideruar si një ditë ku duhet kërkuar falje, pasi 31 vite nga shkëputja e vendit nga komunizmi, ende vazhdohet të jemi në kushtet e një regjimi.

Në fjalën e tij, kreu i PD-së Basha tha se u desh rreshtimi i Shteteve të Bashkuara në krah të Partisë Demokratike që të mundej komunizmi.

Kemi vite që po përballemi me një tjetër regjim. Por para që të flas për këtë, dua t’ju them se në ADN tuaj, të rinj dhe të reja të PD-së dhe të rinj dhe të reja shqiptar edhe ju që nuk jeni anëtar të PD-së, por që jeni ngritur në revolta dhe protesta nga armët kimike tek protesta studentore të dhejtorit 2018, në ADN tuaj ndodhet patjetër guximi i dhjetoristëve të vitit 1990. Ne duhet të përulemi para këtij guximi dëshmitë për të cilin nuk mungojnë që nga takimi i gjashtë apo më shumë personave në një dhomë ku nisi lëvizja dhe pastaj u shtri kudo”, tha Basha

Basha tha se për fat të keq, kulti i individit shkatërroi individualitetin e çdo shqiptari, duke theksuar më tej se shqiptarët e dinë fare mirë se falë lëvizjes së lirë, Europa mbi të gjitha do të thotë: individualitet.

Çdo njeri është i shenjtë në individualitetin e tij, askush nuk mund t’i vendoset një tjetri, pasi të gjithë jemi të barabartë para ligjit dhe para Zotit”, tha kryedemokrati.TCH

ME TE LEXUARAT