Basha në Kombinat: Qeveria po vjedh me rindërtimin, pas 25 prillit do drejtohet nga ekspertët më të mirë!

Politikë

Basha në Kombinat: Qeveria po vjedh me rindërtimin, pas 25 prillit do

Kreu i PD Lulzim Basha po zhvillon takime me biznese dhe qytetare në Kombinat.

Nga aty ka hedhur akuza ndaj qeverisë, duke thënë se po e përdor rindërtimin për të vjedhur.

“Rama riktheu në kabinet një hajdut me cizme dhe e bëri ministër rindërtimi. Rindërtimin e kanë parë simundësi që të vjedhin qytetarët. Një grup njerëzish jetojnë si sheikë bashkë me Ramën dhe me oligarkët e tij ndërsa shqiptarët vuajne. Jemi bashkuar nga e majta në të djathtë në koalicion, por fakt është bashkimi i të gjithë shqiptarëve ndaj dallaverexhinjve që tërmetin dhe pandeminë e përdorën për të vjedhë. U premtoj se qeverisja e ardhshme do të ketë ekspertët e duhur për ti dhënë fund qeverisjes së deri më tanishme. Ekspertët më të mirë do të menaxhojnë dhe fondet e BE.

Më 25 prill ju do bëheni bashkë që këtë plan ta bëjmë realitet, për tu nxjerrë nga ky mjerim ku jeni futur për 8 vjet. Procesi i rindërtimit sipas asaj që u takon ju. Banesat dhe pronat aty ku i kemi pasur. Skema që iu lëvizin është për të vjedhur prona. Coi 300 mijë e kusurë shqiptarë në azil. E dini 8 vite me rradhë sa keq ka qenë Shqipëria. Nuk premtoj mrekulli, Shqipërisë i duhet një qeveri normale”, tha Basha.

ME TE LEXUARAT