Basha: Betohem se PD do qëndrojë në këmbë, e fortë dhe e bashkuar

Politikë

Basha: Betohem se PD do qëndrojë në këmbë, e fortë

Kreu i PD Lulzim Basha e ka mbyllur me një mesazh të fortë fjalën e tij në aktivitetin e zhvilluar në përkujtim të 31-vjetorit të Lëvizjes Studentore, që rrëzoi regjimin komunist. Përpara dhjetëra demokratëve Basha u betua se PD do të qëndrojë e fortë dhe e bashkuar. Lideri i demokratëve u shpreh se PD do jetë e fortë dhe e bashkuar që të përmbushë misionin e dhjetoristëve të vitit 1990.

“Në këtë 8 dhjetor betohem se PD është në këmbë e fortë, ka ditur dhe do dijë të qëndrojë në këmbë e fortë e bashkuar sepse ne kemi një misionin, lirinë demokracinë si gjithë Evropa e kemi marrë nga dhjetoristët dhe se dorëzojmë derisa ta bëjmë realitet”, tha Basha mes të tjerash.

Në Ditën e Rinisë, kryetari i Partisë Demokratike ka kërkuar falje ndaj të gjithë shqiptarëve për atë pjesë të përgjegjësisë “që i kanë mundësuar këtij regjimi ta kthejë Shqipërinë në shumë aspekte në dimensoinin e vuajtjes aty ku ishte 31 viite më parë”.

“Pra të kërkojmë falje, dhe e kërkoj sot faljen si kryetari i PD, në emër të PD, për të gjitha ato përgjegjësitë tonat, gabimet tonat e pse jo dhe fajet tonat që i kanë mundësuar këtij regjimi ta kthejë Shqipërinë në shumë aspekte në dimensionin e vuajtjes, aty ku ishte 31 vite më parë”.abcnews

ME TE LEXUARAT