Bardhi pranon se nuk ka bërë kallëzim ndaj Olsi Ramës në SPAK, zbulon arsyen
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi pranon se nuk ka bërë kallëzim në SPAK ndaj vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, duke theksuar megjithatë se më 29 mars, i ka dërguar informacion Prokurorisë së Posaçme me qëllim rihapjen e procedimit penal 335/1.
Reagimi i plotë:
Nuk është padituri por dashakeqësi si mënyra me e mirë për të vrarë opozitarizmin. Në datë 29.03.2024, Gazment Bardhi, i ka derguar Informacion SPAK, për fillimin e hetimeve ndaj shtetasit Olsi Rama me qellim rihapjen e procedimit penal 335/1. Pra dosja ekziston dhe provat janë në prokurori.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Nuk regjistrohet kallëzim i ri në regjistrin e veprave penale, por merret vendim për heqjen e pezullimit ndaj procedimit 335/1 që ekziston. Këtë e kupton kushdo që do të kuptojë dhe qëllimin nuk e ka tjetër, mbrojtjen e Edi dhe Olsi Ramës!