Bamir Topi nuk firmos me PD, s`ka marrëveshje për koalicion, Sali Shehu: Të presim...

Politikë

Bamir Topi nuk firmos me PD, s`ka marrëveshje për koalicion, Sali

Partia e Bamir Topit ende nuk ka firmosur nje marreveshje me PD per zgjedhjet e 25 prillit, edhe pse mundesite e negociata jane ende te hapura.

 

Pas nje qendrimi per mbi dy ore ne seline blu, perfaqesuesi i FRPD Sali Shehu eshte larguar pa firmosur asgje.

 

“Propozimin do ta diskutojmë me partinë. Besoj se do të kemi lajme të mira.

Kemi kërkuar të jemi të përfaqësuar në këtë koalicion që aspiron për një fitore plebishitare, që e meritojnë shqiptarët. Gjërat në detaje do i konsumojmë rast pas rasti” tha ai.

Mesohet se FRPD ka kerkuar nje vend te sigurt ne listat e PD ne zonen e Tiranes, cka duket se Basha nuk e ka permbushur.

Diten e sotme Basha ka firmosur marreveshje edhe me Fatmir Mediun e PR dhe Vangjel Dulen e PBDNJ.

Nderkohe marreveshjen me PD ende e ka firmosur aleati tjeter Nard Ndoka i cili mesohet se eshte ishte i pakenaqur me cfare i eshte ofruar per te marre pjese ne zgjedhje, por ne fund pranoi te jete i 5 ti ne listat e Shkodres. /lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT