Balla apel Policisë dhe Prokurorisë: Të forcojmë luftën kundër drogës

Politikë

Balla apel Policisë dhe Prokurorisë: Të forcojmë luftën

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla bëri një apel të fortë për Policinë dhe Prokurorinë, që të forcojnë luftën kundër drogës e shpërndarësve të lëndëve narkotike pranë ambienteve shkollore.

“Çdo ditë, pranë çdo shkolle, Policia e Shtetit është vigjilente për të ndjekur këmba-këmbës dhe ndaluar keqbërësit/shpërndarësit e lëndëve narkotike.

Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Fier dhe Berat për shpërndarje lëndësh narkotike pranë shkollave”, u shpreh Balla në një postim në rrjetet sociale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia e Shtetit njoftoi se në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, si rezultat i patrullimeve dhe informacioneve u goditën 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave.

 

ME TE LEXUARAT