Babai në qeli, djali i Fredi Belerit voton në Himarë

Politikë

Babai në qeli, djali i Fredi Belerit voton në Himarë

Djali i Fredi Belerit, Petro Beleri ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar mëngjesin e sotëm në Himarë.

Në qendrën votimit në shkollën Pano Meniko është parë Petro Beleri, i cili ka shkuar për të votuar së bashku me një person tjetër.

Zgjedhjet në Himarë po mbahen, pasi Komisioni Qendror i Zgjedheve vendosi që t'i hiqte fitoren eurodeputetit Fredi Beleri.

Beleri u dënua nga Gjykata e Posaçme me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje.

ME TE LEXUARAT