Artan Hoxha ''kërcënon'' Sali Berishën: Ta kam zënë ‘kokën me kasetë’ që ke vrarë 4 qytetarë në bulevard

Politikë

Artan Hoxha ''kërcënon'' Sali Berishën: Ta

Publikimi i bisedave të gardistëve gjatë protestës së “21 janarit” ku u vranë 4 protestuespo shkakton “tërmet” në politikë dhe opinionin publik. Pas 12 vitesh për herë të parë janë publikuar bisedat e kreut të Gardës, Ndrea Prendi, me ushtarët e tij.

Ishte gazetari Artan Hoxha që ka publikuar transkriptin e një përgjimi, ku Ndrea Prendi jep urdhër për të vrarë. Ky përgjim bëri që Berisha të reagonte menjëherë dhe si gjithmonë arsyetimi i tij i parë që vjen është fjala “manipulim”, sikundër e pohoi dje gjatë një konference për shtyp nga selia blu.

“Por Artan Hoxha është i bindur se ky është fundi i ish-kryeministrit Berisha, pasi audio-përgjimi është një provë që nuk do të kalojë kollaj për Berishën pa pasoja. Pasi prokuroria njoftoi që ka nisur hetimet për 21 janarin pas publikimit të transkriptit të audios nga ana e Artan Hoxhësështë thirrur për të dëshmuar ky i fundit në prokurori.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Hoxha ka treguar dhe gabimin e Berishës që do t’i kushtojë shtrenjtë kur të fillojë procesi gjyqësor i katër protestuesve të vrarë në 21 janar. “Kur të arrestojnë në Amerikë, polici të vë prangat, duke të thënë: “Çdo fjalë që flisni nga ky moment, do të përdoret kundër jush në procesin gjyqësor”…Sali Berishën, dikush duhet ta kujtoj herë pas here, se çdo fjalë që ka thënë dhe vazhdon të thotë për ekzekutimet pa gjyq të 4 protestuesve më 21 janar 2011, do të përdoret kundër tij në procesin gjyqësor”, u shpreh Hoxha.

Provat që do ta fundosin

Gazetari Hoxha thotë se ia ka zënë “kokën me kasetë” si në 21 janar të vitit 2011. Sipas tij Berisha nuk ka nga ja mban. “Por nga ana tjetër, Sali Berisha, e di shumë mirë, se sa të jetë Edi Rama kryeministër, ndaj tij nuk do të ketë kurrë një proces të vërtetë për 21 janarin.

Në fakt, ia dola sërish që edhe pas 12 vitesh ta detyroj “Kumbarin” e 21 janarit 2011të dalë në katedër dhe jo vetëm të marrë serish mbi kurriz vrasjet, por të shpikë një version të ri, ashtu si vetëm ai di të shpikë, për të manipuluar provat.Berishë! Ta kam zënë “kokën me kasetë” si në mbrëmjen e vonëtë 21 janarit 2011. Më mirë hesht”, tha Hoxha.

Hoxha: Të kam kapur në‘flagrancë’ me zë e figurë

Reagimi i revoltuar i Artan Hoxhës vjen nga justifikimi i Berishës, i cili sipas tij nuk e shpëton nga autorësia krimit. “Justifikimi që përsërit herë pas here, se ti thjesht ekzekutove pa gjyq, 4 shqiptare me duar ne xhepa, që i solli “mish për top” Edi Rama, nuk të shpëton nga autorësia e krimit.Të kam kapur “në flagrancë”, me zë dhe me figurë, me video dhe me audio.

Për sa kohë vazhdon të mbrosh vrasësit, të prishësh provat e krimit, të kërcënosh drejtësinë, të përdhosesh viktimat e masakrës tënde, t’i shkelesh syrin Edi Ramës, të mos guxojë ta rihapë atë proces se rrezikon që të marrësh dhe atë me vete, ti mbetesh ende larg atij vendit, ku të pyesin “emri nenës dhe emri babës”.

Ti nuk ke si komenton sot, “disa tabela shkrimi që paraqiten si audio-përgjim dhe nuk ekzistojnë”.

Sepse e provove 12 vite më parë, në mbrëmjen e 21 janarit 2011, kur komentove për “xhaxhain me çadër-pistolete”, për “vrasjet e bëra nga turma”, por t’i përcëllova duart, ta lashë xhenazenë tek dera.Prandaj na lër tani, të merremi me këtë tjetrin, ky që t’i solli protestuesit “mish për top”, u shpreh Hoxha.

Gazetari drejton gishtin nga Rama dhe Meta

Gazetari Hoxha drejton gishtin dhe nga kryeministri Rama dhe Ilir Meta. Sipas tij, për sa kohë këta të tre të jenë në pushtet, nuk do të ketë drejtësi.

“Erdhi në pushtet me premtimin se do bënte drejtësi për gjakun e dëshmoreve te 21 janarit, por bëri fillimisht kryetar Parlamenti dhe pastaj president, ate tipin me “bllokun e zi”, për të cilin u vranë 4 dëshmorë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ka tre mandate, qe qëndron në pushtet edhe prej sakrificës sublime të Ziverit, Faikut, Hekuranit dhe Aleksit, por nuk të hetoi kurrë ashtu si pati premtuar para gjithë shqiptareve.

Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Garda e Republikës, Shërbimi Sekret Shtetëror janë nën kontrollin e Ramës prej 10 vitesh, por çuditërisht nuk gjetën dot asnjë provë për të ndëshkuar vrasësit e 21 janarit.

Prandaj ty të duket paksa çudi, që për 10 vite me radhë nuk i gjejnë dot provat ata, që e kanë për detyrë t’i gjejnë dhe i gjej unë. Po prandaj është kështu si është Shqipëria, Sali Berisha.

Për sa kohëju të tre do të jeni aty sipërtë paprekshëm dhe tëpandëshkuar nga drejtësia, shqiptarët do të vazhdojnë të arratisen nga sytë këmbët prej vendit të tyre…”, përfundon shkrimin Hoxha.

ME TE LEXUARAT